Gazetari gjerman që e krahasoi Ramën me Pashiqin: Brukseli nuk e do atë që do të kërkojë ai me Vuçiçin

Gazetari gjerman, Michael Martens, ka bërë një njoftim në median sociale.

Sipas tij, Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç do të dalin me një editorial në gazetën e tij, Frankfurter Allgemeine Zeitung, ku do shprehen se nuk kërkojnë domosdoshmërisht integrimin në BE.

“Dalje nga stanjacioni? Në një shkrim të përbashkët për Frankfurter Allgemeine Zeitung, Edi Rama dhe Aleksandar Vučić nuk kërkojnë domosdoshmërisht anëtarësimin në BE, por mbështesin pranimin e vendeve të tyre në tregun e përbashkët evropian dhe Zonën Schengen,” shkruan gazetari.

Martens shprehet se kjo çështje do të ndezë shumë debat dhe shumë njerëz nuk do jenë dakord.

Në një reagim për ndjekësit e tij në X, gazetari thotë se Brukseli nuk e do një gjë të tillë.

“Ajo që ata sugjerojnë nuk është asgjë që Brukseli dëshiron. Megjithatë, ka ardhur koha të çojmë debatin përpara – se çfarë mendojnë të tjerët për këtë është një temë tjetër”, shkruan gazetari.

Kujtojmë se Martens është gazetari që pati shkruar se Edi Rama është kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që prej Nikola Pashiqit.

Ndërkohë propozimi i përbashkët i Edi Ramës dhe Aleksandër Vuçiç ka ngjallur shumë zemërim që tani në median sociale.

Ai vjen në një kohë kur Edi Rama kërkon të zhbëjë integrimin në BE për shkak të aferave korruptive të tij.

Më herët, Edi Rama dhe Vuçiçi patën deklaruar se duan të hyjnë në BE pa të drejtë vetoje.