Ish-mesfushori i bardhezinjve/ Felipe Melo tall Juventusin pas eliminimit nga Championsi
Ish-mesfushori brazilian Felipe Melo nuk mund ta fshehë kënaqësinë pas daljes së ish-klubit të tij, Juventus, nga Champions League.
Melo u shfaq në një video duke buzëqeshur dhe duke thirrur “bye bye”, duke tallur bardhezinjtë pas eliminimit në “Play-off”.
Edhe pse Juventusi fitoi 3-2 ndaj Galatasaray, kjo nuk mjaftoi për të siguruar një vend në 1/8 e finales.
Videoja e publikuar më pas nga “Gazzetta dello Sport” tregon 42-vjeçarin duke buzëqeshur dhe duke bërë shaka para televizorit: “Bye bye, të gjithë shkoni në shtëpi,” tha Melo në fund të ndeshjes.
Felipe Melo luajti te Juventusi nga 2009 deri në 2011, duke shënuar katër gola në 78 paraqitje.
Ai ka pranuar më parë se eksperienca e tij në Torino nuk ka qenë e lehtë, por duket se eliminimi i ish-skuadrës së tij nga Championsi ka sjellë një moment argëtimi për brazilianin.