Shkarkimet/ Lela: Rama në hije, qeveria ende në dorë të Belinda Ballukut

Lëvizjet e fundit në kabinetin qeveritar, të paraqitura si një ‘makiazh’ nga kryeministri Edi Rama pas largimit të Belinda Ballukut, mund të jenë një shenjë dobësie dhe një provë se kush e mban realisht pushtetin.

I ftuar në emisionin Syri Digjital, në Syri TV me gazetarin Bled Marku, drejtori i zyrës së shtypit në Partinë Demokratike, Alfred Lela, u shpreh se këto ndryshime janë bërë ‘me shtrëngimin e Ballukut, duke ngritur dyshime të forta se kjo e fundit vazhdon të ketë një influencë vendimtare në qeveri, ndoshta përmes një materiali shantazhues.

Lela theksoi gjithashtu se këto ndryshime janë “shumë pak dhe shumë vonë” për të sjellë ndonjë ndryshim thelbësor apo për të frenuar aksionin e opozitës, e cila do të vazhdojë protestat.

Alfred Lela: Është shumë pak dhe shumë vonë për të ndryshuar diçka, apo sadopak që është thelbësore dhe sidomos diçka që ndryshon kursin në të cilin opozita është. Nuk ndryshon asgjë as në synimet, as në kredo-n e opozitës dhe sidomos aspak në aksionin e opozitës, i cili siç e dini vijon edhe nesër me protestën e radhës, e cila është e disata në një hark kohor të më pak se dy muajve. Ndryshimet në qeveri janë më shumë disa, po themi lëvizje të vogla për të mbajtur me...

Ndryshimet i ka bërë Rama sigurisht po themi me shtrëngimin e Ballukut dhe kjo, kjo është ajo që vihet re ose duket ose mund të theksohet në lidhje me këto ndryshime. Duke qenë se ato kanë formën, tonin dhe dëshirat e Ballukut, të dukshme, ajo pyetja që mund të lindë është sa i fuqishëm, sa dëmtues është materiali shtrëngues që duket se ka Belinda Balluku për shefin e saj. Ose cili është shefi në këtë rast? A mos, a mos shefi, shefja është Balluku dhe Rama është kthyer në vartës edhe pse nominalisht është në krye të qeverisë apo figuron si një kryeministër. Edhe, edhe çehrja e Ramës në mbledhjen me grupin parlamentar edhe fjalët, dukeshin, e paraqisnin atë si një njeri në drojë, të trembur, të frikësuar nga diçka dhe fjalimi i tij i gjatë rreth dy orësh ishte më shumë një tentativë për t'i siguruar mbrojtje vetes, për t'i mbushur mendjen vetes se ka ende kilometra dhe shpresë për të vijuar me qeverinë, sesa ishin një plan i mirëmenduar për të dalë nga ai rrethim në të cilin gjendet ai dhe qeveria, qeveria e tij. Për mua është përpjekje për të fituar sadopak kohë, për të rregulluar sadopak gjëra para se qeveria Rama apo qeveria Balluku-Rama të mos jetë, të mos jetë më.