Peskov: Deklaratat se droni pranë aeroplanmbajtëses 'Charles de Gaulle' ishte rus, janë absurde

Kremlini i ka cilësuar absurde deklaratat e Suedisë se droni që u kap nga forcat suedeze pranë aeroplanmbajtëses franceze Charles de Gaulle ishte me origjinë ruse.

Nëse deklaratat se droni është rus vetëm sepse aty pranë ndodhej një anije ruse, atëherë kjo deklaratë është absolutisht absurde”, tha zëdhënësi i presidentit rus Dmitry Peskov, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari.

Droni në fjalë u zbulua të mërkurën nga një anije luftarake suedeze që patrullonte rreth 13 kilometra nga Charles de Gaulle në Ngushticën Oresund, pranë qytetit të Malmo në Suedinë jugore, ku aeroplanmbajtësja franceze është ankoruar në një ndalesë para se të marrë pjesë në ushtrimet e NATO-s.

Droni ndoshta erdhi nga Rusia, duke pasur parasysh se në kohën e incidentit ndodhej një anije luftarake ruse”, tha Ministri suedez i Mbrojtjes Poul Jonsson duke shtuar se është e mundur që të ketë pasur një shkelje të hapësirës ajrore suedeze.

Forcat e armatosura suedeze po hetojnë rastin. Vendet evropiane janë shqetësuar vazhdimisht nga fluturimet e mjeteve ajrore pa pilot që janë vërejtur mbi ose pranë vendeve të ndjeshme, siç janë instalimet ushtarake ose aeroportet, me disa zyrtarë politikë që dënojnë operacionet ruse të luftës hibride.