Publikohen datat dhe orari i ndeshjeve të 1/8-ave të Champions League

Sot u hodh shorti për 1/8-ën e finales në UEFA Champions League, dhe adhuruesit e futbollit do të shijojnë tetë përballje mjaft spektakolare në mars.

UEFA ka publikuar orarin e plotë të takimeve që do të vendosin skuadrat që do të kualifikohen në çerekfinale.

Ndeshja që ka tërhequr më shumë vëmendje është ajo mes Real Madrid dhe Manchester City, sfidë mes dy gjigantëve evropianë.

Ndeshja e parë zhvillohet më 11 mars në “Santiago Bernabeu”, ndërsa ajo e kthimit më 17 mars në “Etihad Stadium”.

Një përballje tjetër interesante do të jetë midis Paris Saint-Germain dhe Chelseat.

Takimi i parë luhet më 11 mars në “Stamford Bridge”, dhe ai i kthimit më 17 mars në “Parc des Princes”.

Më poshtë mund të gjeni orarin e plotë të të gjitha ndeshjeve të 1/8-ës së finales.

Ndeshjet e Para (10–11 Mars 2026)

E martë, 10 mars

Galatasaray-Liverpool

Atalanta-Bayern Munich

Atlético Madrid-Tottenham Hotspur

Newcastle United-Barcelona

E mërkurë, 11 mars

Bayer Leverkusen-Arsenal

Bodø/Glimt-Sporting CP

Paris Saint Germain-Chelsea

Real Madrid-Manchester City

Ndeshjet e Kthimit (17–18 Mars 2026)

E martë, 17 mars

Sporting-vs Bodø/Glimt

Arsenal-Bayer Leverkusen

Chelsea-Paris Saint-Germain

Manchester City-Real Madrid

E mërkurë, 18 mars

Barcelona-Newcastle United

Bayern Munich-Atalanta

Liverpool-Galatasaray

Tottenham Hotspur-Atlético Madrid