Kina thirrje qytetarëve të saj të evakuohen nga Irani sa më shpejt të jetë e mundur
Pekini u këshilloi "qytetarëve kinezë që ndodhen aktualisht në Iran, të forcojnë masat e sigurisë dhe të evakuohen sa më shpejt të jetë e mundur".
Ministria e Jashtme e Kinës e njoftoi tha këtë, duke përmendur një "rritje të ndjeshme të rreziqeve të sigurisë së jashtme", ndërsa vendi përballet me kërcënime të përsëritura sulmi nga Shtetet e Bashkuara.
"Në dritën e situatës aktuale të sigurisë në Iran, Ministria e Jashtme kineze dhe ambasadat e konsullatat kineze në Iran u kujtojnë qytetarëve kinezë që të shmangin udhëtimet në Iran për momentin", shtoi Pekini, raporton agjencia shtetërore e lajmeve italiane, ANSA.
Sakaq aeroplanmbajtësja amerikane Gerald R. Ford, më e madhja në botë, mbërriti në brigjet e Izraelit të premten, sipas kanalit izraelit 12.
Ushtria amerikane nuk ka bërë asnjë njoftim zyrtar.
Raporti i medias vuri në dukje se mbërritja e aeroplanmbajtëses erdhi pasi 20 avionë amerikanë të furnizimit me karburant zbarkuan në Izrael të enjten në mbrëmje.
Autoriteti Izraelit i Transmetimeve kishte raportuar më parë mbërritjen e katër avionëve amerikanë të furnizimit me karburant KC-46A Pegasus në aeroportin Ben Gurion pranë Tel Avivit.
Raportet thonë se mbërritjet janë pjesë e një forcimi ushtarak amerikan në rajon, për shkak të mundësisë së një sulmi ushtarak kundër Iranit.