Dosja e mikrokredive/ GJKKO e kthen pas në SPAK për plotësim hetimesh
GJKKO ka kthyer për plotësim hetimesh dosjen e mikrokredive.
Gjyqtarja Flojera Davidhi nuk pranoi të kalojë çështjen për gjykim duke i lënë afat 5 muaj prokurorit të SPAK Edvin Kondili të plotësojë dosjen.
Bëhet fjalë për dosjen me 27 të pandehur që akuzohen për mashtrim me pasoja të rënda në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.