Ishin vjedhur në Poloni e Itali, Audi dhe Seat Cupra lëviznin nëpër Tiranë
Dy automjete të vjedhura në shtete të ndryshme dhe të trafikuara në Shqipëri janë bllokuar nga policia.
Bëhet fjalë për 1 automjet me vlerë rreth 50 000 euro, i dyshuar i vjedhur në Sllovaki, ndërsa dje, u sekuestrua 1 automjet me vlerë rreth 40 000 euro, i dyshuar i vjedhur në Itali.
Në kërkim janë shpallur 2 shtetasit që dyshohet se kanë trafikuar automjetet, në Shqipëri.
“Në vijim të veprimeve procedurale, u sekuestrua 1 automjet tip “Audi”, me vlerë rreth 50 000 euro, i cili nga verifikimet rezultoi i vjedhur në Sllovaki. Në lidhje me këtë rast u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi që dyshohet se ka sjellë automjetin, në Shqipëri, me qëllim shitjen, S. Sh., 55 vjeç. -Ndërkaq, dje, në kuadër të operacionit “Stolen line”, u sekuestrua 1 automjet tip “Seat Cupra”, me vlerë rreth 40 000 euro, i cili nga verifikimet rezultoi i vjedhur në Itali. Në lidhje me këtë rast u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi që dyshohet se ka sjellë automjetin, në Shqipëri, me qëllim shitjen, G. L. Punohet për kapjen e të dy shtetasve.