Reagimi opozitar ndaj vjedhjeve të qeverisë, Korreshi: Po përgatitet paralizimi total i Tiranës dhe bllokimi i Shqipërisë

Opozita po planifikon një përshkallëzim të ndjeshëm të aksionit të saj, duke përfshirë forma inovative dhe drastike proteste si bllokimi i akseve rrugore në të gjithë vendin dhe paralizimi i plotë i kryeqytetit. Këtë e ka bërë të ditur përfaqësuesi i opozitës, Saimir Koreshi, i cili theksoi se vendosmëria për të vazhduar protestat është më e fortë se kurrë.

I ftuar në emisionin e mëngjesit Kafe Shqeto në Syri tv Koreshi u shpreh se po diskutohen skenarë të rinj, përtej protestave tradicionale në shesh. “Mund të kemi zënie rruge njëkohësisht në gjithë Shqipërinë, mund të kemi zënie të rrugës komplet, të paralizojmë pjesën e Tiranës për të sensibilizuar gjithë banorët,” deklaroi ai.

Gjatë bisedës me moderatorët në studion e Syri tv, Korreshi tha se opozita ndihet “më e rilindur” dhe ka tejkaluar skepticizmin fillestar që ekzistonte pas zgjedhjeve, madje edhe brenda radhëve të mbështetësve dhe medias. Koreshi ia atribuoi këtë ndryshim të vrullit pritjes dhe publikimit të raportit të OSBE/ODIHR, i cili, sipas tij, konfirmoi pretendimet për parregullsi zgjedhore dhe i dha opozitës një bazë të fortë për të vazhduar betejën politike.

Një tjetër element kyç në strategjinë opozitare është faktori ndërkombëtar. Koreshi tha, se protestat e vazhdueshme kanë arritur të “zgjojnë nervin ndërkombëtar”, duke tërhequr vëmendjen e partnerëve strategjikë.

Aksioni opozitar, siç shpjegoi Koreshi, ushqehet nga skandalet e shumta të korrupsionit që përfshijnë zyrtarë të lartë. Ai përmendi hetimet ndaj rreth 40 kryetarëve të bashkive, ish-ministrave dhe deputetëve, si dhe dosjen voluminoze me prova të dorëzuar në SPAK. “Tre furgona me prova janë vetëm për një rast konkret,” tha ai, duke theksuar se përballë kësaj situate, reagimi qytetar dhe përshkallëzimi i protestave janë të pashmangshme.

Flavio Qarri: Çfarë do të tregoni me protestën e radhës?

Saimir Korreshi: Po së pari njëherë, edhe pse dje ka bërë gjoja sikur i ka hequr, ka ndërruar fustanin qeverisë, po është po i njëjti, po të njëjtët personazhe, po të njëjtët njerëz, po njerëzit e Ballukut, ata që ka pasur gjithë kohës nën varësi. Asgjë të re, thjesht për t'i thënë që pavarësisht se ti je nën presionin ndërkombëtar, por do të kesh gjithë mundësinë e mundshme për t'i pasur prapë po ato ministri, ndoshta edhe më shumë. Kështu që, patjetër opozita do të rrisë presionin e saj, atë që ka bërë që ka zgjuar nervin ndërkombëtar. Ju keni parë mbas protestave të opozitës, pra që nuk ka mjaftuar një gjë vetëm me fjalimet tona në parlament apo denoncimet tona, por më shpejt interesi ndërkombëtar është zgjuar ose mllefi ndërkombëtar është zgjuar si pasojë e protestave të vazhdueshme të opozitës në shesh. Patjetër që, edhe ajo që thatë në insertin tuaj që kryetari i Partisë Demokratike ka deklaruar që të kemi diçka ndryshe. Diçka inovative, mund të kemi hapësira për zënie të rrugëve, mund të kemi zënie rruge njëkohësisht në gjithë Shqipërinë, mund të kemi zënie të rrugës komplet, të paralizojmë pjesën e Tiranës për të sensibilizuar gjithë banorët. Edhe forma të tjera që, me thënë të drejtën janë diskutuar shumë prej tyre, por le t'ia lëmë organizimit dhe kryesisë se ç'ka vendosur te kjo, do ta marrim vesh në momentin e fundit. Pra janë nga ato, ta quajmë, që realizohen në momentin e fundit, pa, vënë në siklet dhe pa pretendime nga askush. Kështu që, format do të vazhdojnë. Ju e keni parë që është intensifikuar ditët sa vijnë dhe po bëhen më të afërta nga protesta në protestë, në krahasim me të fillimit. Të shohim ndoshta do të kemi ditën kulminante, kur të vijnë ato raportet e famshme që bënte gjoja sikur s'e dinte dhe ja kishte lënë në dorë këtyre vëllezërve të vetë siamezë Edi Rama. Ndërkohë që është ai vetë që ka diktuar se si do të shkruhet raporti. Këto, tashmë nuk ja ha më njeri se, tani jemi mësuar. Atje brenda nuk ndodh asgjë pa dijeninë pa bërë qejfet e Ramës.

Unë mendoj që, protestat tona dhe ajo çka vjen nga deklaratat nga SHBA-ja dhe nga Bashkimi Europian, ndoshta do të bëjë të mundur pastaj se si do të jetë konkluzioni i raportit të tyre më tepër sesa atë që do vendosë Këshilli i Mandateve.

Greta Togani: Unë në fakt doja të bëja një retrospektivë të vogël, se duket sikur menjëherë pas nisjes së mandatit të katërt, sikur u nënvlerësuan pakëz, jo juve personalisht, por opozitën. Megjithatë, çfarë është duke ndodhur në këto momente, dukej shumë e paimagjinueshme dy muaj më parë. Si ju bën të ndiheni ky fakt që ndoshta shfaqeni më të rilindur se vetë rilindasit e Partisë Socialiste?

Saimir Korreshi: Ndoshta ka pasur një skepticizëm, edhe te ne më të djathtët absolut, edhe te,  mediat që e kanë mbështetur opozitën, ka pasur një skepticizëm nëse do të kishte apo jo. Thjesht nuk ishin marrë këto vendime nga opozita, pra askush s'e besonte që ishte me të vërtetë pritja e raportit të OSBE/ODIHR për të krijuar dhe ne idenë nëse, vetëm ne kishim perceptimin që na kishin vjedhur apo është dhe perceptim ashtu siç ishte realisht, ndërkombëtar. Faktet erdhën, faktet u mblodhën dhe u transmetuan me një raport që s'ka qenë më i zi kurrë.

Po dalin skandale më të tmerrshme. Ju e patë që kur e pyetën prokurorin, një nga pyetjet që i bëhej prokurorit në Këshillin e Mandateve, ku isha dhe unë pjesë e tij, ishte, a është apo jo politike? Jo. Këtë e konfirmoi dhe avokati vetë. Pra, duke qenë se s'është politike, që aty mbaron argumenti për Këshillin e Mandateve dhe duhet t'i ishte dorëzuar Ballukut me një raport që do t'i jepesh drejt SPAK-ut.

Dhe i tha prokurori i SPAK-ut që ato që thoni ju prova në një, që kanë një vit, po t'i bësh me copa letre, pra me fleta A4, do të tre furgona të mbushura plot.

Pra tre furgona me prova që janë për rastin konkret. Tani tre furgona me prova që ne nuk i hyjmë apo jo atyre, duhet t'i hapet rruga se s'bën. Kështu që, nga mos zgjohen njerëzit, kur shikojnë që skandalet, hajdutëri ditën.

Kemi 40 kryetarë bashkish që janë në hetim, po kemi dhe 10 e 15 të tjerë që kanë marrë dënime ose u është komunikuar akuza, është tmerr. Një u arrestua para ca ditësh, një tjetër komunikohet akuza, tre, katër janë në gjyq. Apo ish-deputetë që janë në gjyq para dy-tre ditësh, apo kryetarë, ish-ministra nëpër burgje. Çfarë do të ndodhi këtu, domethënë, këtu këta po i vjedhin dhe këta vazhdojnë…..