Europa League/ Çfarë duhet të dini për shortin (sot, ora 13:00) e 1/8-ave, çerekfinaleve dhe gjysmëfinaleve

Shorti për UEFA Europa League sezonin 2025/26, për raundin e 1/8-ave, çerekfinaleve dhe gjysmëfinaleve, do të zhvillohet këtë të premte, më 27 shkurt 2026, në orën 13:00, në ‘House of European Football’. Shorti mund të ndiqet drejtpërdrejt përmes UEFA.com, UEFA.tv dhe aplikacionit zyrtar të UEFA Europa League.

Ekipet e përfshira

Pas përfundimit të fazës së play-off-it, ekipet e përfshira janë ndarë në dy vazo të mëdha, me tetë të kualifikuarat direkt si koka serie.

Koka serie (top-8 nga faza e ligës):

  • Lyon (FRA)
  • Aston Villa (ENG)
  • Midtjylland (DEN)
  • Real Betis (ESP)
  • Porto (POR)
  • Braga (POR)
  • Freiburg (GER)
  • Roma (ITA)

Fituesit e play-off-it:

  • Genk (BEL)
  • Bologna (ITA)
  • Stuttgart (GER)
  • Ferencváros (HUN)
  • Nottingham Forest (ENG)
  • Celta (ESP)
  • Lille (FRA)
  • Panathinaikos (GRE)

Si funksionon shorti i 1/8?

Ekipet në vazon e parë (kokë serie) do të çiftëzohen bazuar në renditjen e tyre në fund të fazës së ligës për të krijuar katër çifte (1–2, 3–4, 5–6, 7–8). Çdo çift do të vendoset në një nga dy pozicionet e raundit të 1/8 kundër fituesve të play-off-it.

Procesi i shortit përfshin katër vazo të veçanta, ku çdo vazo përmban çiftet e ekipeve të grumbulluara sipas renditjes. Fillimisht merren ekipet e renditura 7/8, pastaj 5/6, 3/4 dhe më në fund 1/2. Ekipi i parë i nxjerrë nga vazoja vendoset në anën e argjendtë të tabelës, ndërsa partneri i tij në anën portokalli. E njëjta procedurë përsëritet për çiftet e mbetura.

Çerekfinalet dhe gjysmëfinalet

Rruga e ekipeve në tabelë përcakton tashmë çiftet për çerekfinale dhe gjysmëfinale. Ekipi në rreshtin e poshtëm të çdo çifti do të luajë ndeshjen e dytë në shtëpi. Fituesi i gjysmëfinales në anën e argjendtë do të konsiderohet si “ekipi vendas nominal” për finalen.

Ekipet nga e njëjta federatë mund të përballen me njëra-tjetrën edhe në raundin e 1/80-ve, çerekfinale dhe gjysmëfinale, madje edhe nëse janë takuar më parë në fazën e ligës.

Datat e mbetura

  • Raundi i 1/8: 12 & 19 mars 2026
  • Çerekfinalet: 9 & 16 prill 2026
  • Gjysmëfinalet: 30 prill & 7 maj 2026
  • Finalja: 20 maj 2026, në Stamboll

UEFA mund të bëjë ndryshime në datat dhe renditjen e ndeshjeve sipas nevojës, duke marrë parasysh konfliktet e stadiumeve dhe qyteteve, dhe do të konfirmojë oraret përfundimtare pas shortit.