Shkarkimet e ministrave/ Hoxha: Rama i lidhur këmbë e duar, i ka humbur kontrolli dhe sulmon drejtësinë
Vetëm 5 muaj pas betimit të kabinetit Rama 4, kryeministri Edi Rama po kryen lëvizje në qeveri, mes një skandaleve politike të cilat kanë kapluar atë dhe ministrat e tij.
I ftuar në Çim Peka LIVE në SYRI TV, gazetari Artan Hoxha u shpreh se Rama ndodhet përballë një problemi madhor dhe po përpiqet ta mbulojë atë me sulme ndaj SPAK dhe sistemit të drejtësisë.
Sipas Hoxhës, kryeministri është i shqetësuar nga pavarësia e institucioneve që vetë i ka ndërtuar, ndërsa vendi po përballet me pasoja serioze të politikës penale, përfshirë numrin e lartë të të paraburgosurve, një situatë e evidentuar edhe nga Këshilli i Europës.
Hoxha:
Tani jemi tek kjo pjesa e thashë, te alarmi që dha Rama sot. Mbajti një fjalim gati një orë e 40 minuta. Po s'ka karagjoz as ai. Folësi 2: A pra. Folësi 1: S'kanë karagjoz as këta të vijnë tek ai. Se të gjitha rrugët të çojnë tek ai. Këta s'vijnë dot tek ai. E ke parë ti çfarë bëjnë ata?
Ata dridhen, përdridhen, s'për dridhen, po nuk vijnë dot mo, nuk thonë dot, nuk shkojnë dot tek Rama.
Ky e ka krijuar SPAK-un, ky i përzgjodhi ata atje, ky e bëri vettingun se mendoi që do i kontrollonte gjithë kohës. Tani tha ata kanë kaluar, janë dehur tha nga pavarësia. Normal që janë dehur ata. Ndryshoi rryma në Amerikë. Nderi i ka afat. Por ka një gjë, që në këtë situatë që jemi ne, në këtë situatë që është krijuar, ai nuk e, nuk e hedh dot lumin edhe po shkarkonte 17 ministra sot dhe t'i thotë të tjerë. Ai problemin e ka tjetërkund. Dhe ai po mundohet që atë, atë problem të zgjidhë, atë problem e madh që ka. Halli jonë është, çfarë është halli jonë sot? Ne duhet t'ia bëjmë të qartë qytetarëve tanë, që nuk vijnë më as diversantët, as aleatët nuk zbarkojnë, as desantët ajrorë, as helikopteri...
Helikopteri amerikan ka ardhur vetëm një herë në '97-ën për të marrë stafin e ambasadës. Po e mban mend, këta ishin Chinok atëherë. I mori ata, mori stafin e ambasadës dhe iku. Pra, është një punë që shqiptarët duhet ta bëjnë vetë. Nëse, nëse e bëjnë vetë, nëse s'e bëjmë sot, nuk do kemi kur ta bëjmë më, se nuk do na lërë më mundësia ai ta bëjë. Dhe nëse nuk e bën kur ai i ka të kapur këmbë e duar, sot është këmbë e duar i lidhur, por e mbulon kjo situata tjetër thashë. Ai ulëret për SPAK-un se atij s'i kanë vajtur. Ore një prokuror mos i thërret. Ore e di çfarë bëri sot ai? Ai iu referua sot prapë 21 Janarit, prokurori i SPAK-ut, te 21 Janari, thotë dy çështje, dy vrasje, janë mbyllur, nuk hetohen më.
E treta është e Hekuran Dedaj, ai ka qenë atje. Ka marrë pafajësi Agim Llupo, që është i dyshuar. Tre, ikën tre vrasje. Atëherë çfarë do hetosh ti aty? 16 vjet, po janë parashkruar të gjitha krimet e tjera janë parashkruar. Ai vazhdon i kthehet, i kthehet 21 Janarit. Shiko çfarë hileqari është, deri ku shkon. Edhe sa cinik tregohet, edhe sa i pa shpirt me familjarët e atij Aleks Nikës, se ata të tjerët i ka kaluar. Shiko deri ku shkon. Dhe u thotë atyre 21 Janarin, ja u kthen atyre. Çfarë t'i bëjmë 21 Janarit? Ti, ti çfarë ke pasur në dorë? E ke prishur, çdo 21 Janar vendos një tufë me lule, mban një fjalim, i përcjell ata, edhe rahmet kur të vijë viti tjetër.
Pra, edhe ata i përdor. Pra sot nuk pati më, është hera e parë që e shikoja që nuk kishte limit, në atë që po thoshte. Prandaj e kam dëgjuar dy herë, të dëgjosh Ramën torturë e madhe. Dy herë Ramën. Një orë e 40 minuta. Vetëm se doja të kuptoja mesazhet mes rreshtave.
Sot kishte mesazhe. Kam kohë që s'e dëgjoja por sot kishte mesazhe mes rreshtave se ishte një çështje konkrete. Prandaj të thashë dikush ia kishte bërë. Se ai s'i di ato që janë aty. Por dikush ia kishte bërë. Pra kur ai thoshte që gjyqtari ka thyer rekordin Guinness, duke i thënë prokurorit shtrëngoje një çikë dorën, që e ka të parashikuar ligji, gjyqtari nuk jep dot më shumë se sa kërkon prokurori. Aty kishte të drejtë, po dikush ia ka thënë këtë. Tani puna është, pse u kujtove sot ti? Kur thotë që gjyqtari i Apelit, ndryshe kishte shkuar, pra i dënuari dhe ka kërkuar...
Po pse s'e hetoni Toyotajaris? Po mirë me Aurelin. Toyota Jarisi janë gjashtë prokurorë. Janë gjashtë prokurorë atje brenda. Pse s'hetohet ajo? Po merren me... Kanë kapur prokurorin e Vlorës, i cili është ndërlidhësi nga pika A te pika B. Pika A dhe pika B. Pra, ky ka interferuar në një vendim gjyqësor, vendimin e firmos prokurori dhe gjyqtari. Atëherë, cili prokuror ka firmosur? Cili gjyqtar ka firmosur? Dhe kush është njeriu që ka dhënë paret, se ky s'ka dhënë paret. Ky është ndërmjetësi. Dhe këta kanë kapur ndërmjetësin dhe e kanë mbyllur aty, e kanë paketuar dhe e kanë mbyllur aty.
Po janë gjashtë të thashë o burrë te çështja e Toyotajaris, janë gjashtë gjyqtarë, prokurorë. Kur të lodhet prokurori i Belgjikës, se do lodhet një ditë edhe ai, do ta shikojmë. Se është çështje që unë jam dëshmitar në Bruksel. Kam dëshmuar dy herë atje për këtë çështje dhe e di se kush është atje brenda. Por çfarë, sot s'flas dot se më ka çuar mua në thertore . Çfarë të them unë sot? Shkoj unë direkt atje se del se ti i ke nxjerrë sekretin hetimor.
Pra, në qoftë se gjyqtari i Apelit ia rëndon pozitën apeluesit, po s'ka ndodhur mo, është vërtet rekord. Po tani u kujtove ti? Pse i ke zgjedhur ata gjyqtarët? Kujt t'i qahesh? Basha tha që i zgjodhën gjyqtarët dhe prokurorët, ti i emërove. Gjykatë Kushtetuese, nëpër këto kabinete, nëpër ministra.
Ti i rregullove. Kujt t'i qahesh sot? Dhe sot qahesh për administratën, jo për qytetarët. Prapë shih, deri ku shkon ajo hileja që bën. Jo për qytetarët, thotë si mund t'i vijë, na kanë dekurajuar thoshte administratën, nuk firmos administrata, kemi administratën më të mirë. Jo more. Po qytetarët që kanë mbushur burgjet atje? Me çfarë janë ata 4000 atje të paraburgosurit? Janë administratë apo janë qytetarë? Janë qytetarë. Se administrata edhe kur hyn në burg, rri te burgu i plazhit, te burgu i Durrësit.
Ajo që pashë paradite sot te Rama, ishte me të vërtetë, për mua, një situatë e tillë, thashë, vetëm një gjë kishte bërë, nuk doli pa u konsultuar. Ishte konsultuar me dikë.
Për, jo prit, me një tjetër, më çikë ka dhënë më detaje, është më i hollë se Xhafa. Ishte konsultuar dhe ai i kishte dhënë këto elementët. Dhe herë i shkonte raportit të Këshillit të Europës. Po e ka nxjerrë Këshilli i Europës, që Shqipëria është vendi i parë në Europë. Ja kalojmë edhe Bjellorusisë. Që kemi në çdo tre të burgosur, dy janë të padënuar. Jemi rekord ne. Po kjo është fryma që ke çuar ti. Ka politikë penale në vend. Ti e harton politikën penale dhe e thërret prokurorin e përgjithshëm dhe i thotë zotëri, këta 4000 që janë në burg, të padënuar, mua më kushtojnë 20 milionë euro në vit. E di sa është kosto ditore e njërit nga ata që rri atje në burg? Po për çfarë i mban në burg? Kur t'i dënosh, çoje atje, as unë s'pagoj nga xhepi, nga taksat e qytetarëve, dhe ai po kryen një dënim.