U aksidentua një vit më parë, ish-ylli i Premier Ligës rikthehet në fushë dhe firmos në Katar

Ish-sulmuesi i Uest Hemit, Mihail Antonio, i cili u aksidentua rëndë në dhjetor të vitit 2024 duke thyer këmbën në katër vende, ka surprizuar të gjithë duke firmosur një marrëveshje afatshkurtër me Al-Sailiya në Katar.

Klubi katariot, aktualisht në vendin e nëntë të Ligës së Yjeve të Katarit dhe katër pikë mbi zonën e rënies, ka në skuadër edhe ish-mbrojtësin e Evertonit, Mason Holgate.

Pas aksidentit, Antonio kaloi një periudhë si ekspert futbolli dhe punoi për TNT Sports gjatë sezonit 2025-2026.

Me këtë marrëveshje të re, ai do të luajë vetëm gjashtë ndeshje, pasi sezoni i Al-Sailiya përfundon në prill.

Ky rikthim përbën një hap të ri për sulmuesin 35-vjeçar, i cili shpreson të rikthehet plotësisht në formën e tij dhe të vazhdojë karrierën pas një periudhe shumë të vështirë.