'Panë realitetin dhe reaguan ashpër'/ Kedhi: Delegacionet europiane konfirmuan korrupsionin sistemik në Shqipëri

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe drejtori ekzekutiv i Institutit Konservator Shqiptar, Nikola Kedhi, deklaroi në një intervistë për SYRI TV se Partia Demokratike nuk është e izoluar ndërkombëtarisht, por gëzon mbështetje të gjerë nga partitë e djathta në BE, SHBA dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas Kedhit, dy delegacione ndërkombëtare, të ardhura me kërkesë të Partia Demokratike, konstatuan nga afër situatën në Shqipëri, ndërsa eurodeputetë të PPE-së dhanë deklarata të ashpra për korrupsionin sistemik.

Ai theksoi se ky përfaqëson një ndryshim 180 gradë të qëndrimit të partnerëve ndërkombëtarë ndaj Shqipërisë.

Kedhi:

Ka pasur dy delegacione që kanë ardhur në brenda dy javësh, të dyja me kërkesë të Partisë Demokratike. Dhe unë gjej rastin sërish, ndoshta nuk është mirë t'i rikthehemi gjithmonë kësaj teze se është ezauruar, po duke qenë se propaganda bën punën e vet dhe ne duhet të bëjmë punën e antipropagandës, është një përgjigje më shumë e radhës për të gjithë ata që thonë, Partia Demokratike është e izoluar ndërkombëtarisht.

Partia Demokratike jo vetëm që s'është e izoluar, por ka mbështetjen e të gjithë partive të djathta të qendrës së djathtë, brenda Bashkimit Europian, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Mbretërinë e Bashkuar dhe kudo ku janë partitë e djathta, që bëjnë pjesë në IDU, që është ndërkombëtarja demokrate, apo në centristen ndërkombëtare në CDI. Ku zoti Berisha, kryetar i Partisë Demokratike është dhe zëvendës president.  Pra, bie kjo teza ëh me me shembullin e radhës ëh për mbështetjen që ka Partia Demokratike. Tani, të dy këto delegacione kanë ardhur me kërkesë të Partisë Demokratike, pikërisht për të parë ato vetë me sytë e tyre dhe në komunikim me faktorë të ndryshëm të shoqërisë shqiptare se si është situata në Shqipëri. Është një gjë që të vesh në Bruksel, në Strasburg, në Washington apo kudo dhe të flasësh për situatën në Shqipëri dhe është tjetër të vijnë dhe ta shikojnë. Dhe ne patëm rastin sot qëtë dëgjojmë komente e eurodeputetëve që ishin javën e kaluar në Shqipëri, zoti Galer, McAllister, apo eurodeputetë të tjerë dhe duhet thënë që ishin mjaft të ashpra. 

Nga ana tjetër dhe eurodeputetët dhe delegacioni në përgjithësi nga të gjithë vendet e Bashkimit Europian që erdhi nga partitë popullore europiane, që duhet thënë për ata që na ndjekin, partitë popullore europiane janë forca qeverisëse në mbi gjysmën e vendeve të Bashkimit Europian. Dhe kjo i jep më shumë rëndësi pastaj çdo qëndrimi apo jo? Është forca më e madhe politike në Bashkimin Europian, forca që ka shumicën në Komisionin Europian dhe në parlamentin Europian. Patjetër dhe jo vetëm eurodeputetë, ishin përfaqësues nga CDU-ja, nga parti të tjera qeverisëse, nga parti qeverisëse në Itali, pra nga shtetet më të mëdha të Europës dhe jo vetëm, nga nga të gjitha shtetet në fakt.

Sot patën një deklaratë dhe dhe ata. Në radhë të parë duke nisur që me deklaratat në Parlamentin Europian sot, gjëja më shqetësuese për të gjithë ne që jetojmë në këtë vend, është fakti që eurodeputetët thonë, në Shqipëri nuk bëhet fjalë për korrupsion të një ose dy individëve ose disa individëve, por është ngritur në nivel sistemik. Pra është sistemi në Shqipëri që mbahet nga krimi i organizuar dhe nga funksionarët e korruptuar në qeverinë shqiptare, i ngritur në nivelet më të larta.

Unë nuk di se çfarë deklarate më e fortë mund të bëhet më shumë se kaq, sepse e thënë ndryshe në nivelet më të larta, se nivelet më të larta janë të qeverisë, nuk nuk bëhet fjalë për burokrat. Nuk ka për të sqaruar pse jemi këtu. Se e nisim fillimisht nga kjo që përfaqëson praktikisht institucionin , se flasim për progres raportin, flasim për disa eurodeputetë ose pjesë të komisioneve.

E thënë shkurt në mënyrë konçize, ka një ndryshim 180 gradë të qëndrimit të partnerëve ndërkombëtarë për Shqipërinë.