‘Jam i huaj por mos ia thoni Salvinit se i bie të fikët’/ Ermal Meta përfshihet në debatin mediatik italian
Nga Alba Kepi – Syri.net
Kantautori me origjinë shiqptar Ermal Meta është përfshirë sot në një debat mediatik mes politikës e muzikës si një nga 38 këngëtarët e Festivalit Sanremo 2026.
Kënga e tij “Stella Stellina”një baladë e fortë me mesazh paqeje e tinguj oriental i dedikohet fëmijëve në Gaza.
“Fëmijët duhet të bëjnë zhurmë jo të heshten”, recitojnë vargjet e tij, tekst që nga Academia della Crusca, isntitucioni më prestigjoz i studimit të gjuhës italiane e ka vlerësuar si më i miri mes këngëve përzgjedhëse,
Sot gjatë konferencës për mediat, duke komentuar këtë vlerësim, kantautori shqiptar ka deklaruar “Jam i huaj por mos ia thoni Salvinit se i bie të fikët”.
Deklarata e tij u përcoll nga mediat si thumbim ndaj qëndrimeve të ashpra për emigracionit të liderit të Partisë Lega, e numrit 2 të qeverisë italiane, Matteo Salvini.
Nuk ka munguar reagimi i Salvini që shprehet “Faleminderit Ermal Metës për përdorimin perfekt të gjuhës italiane, në Itali jetojnë miliona qytetarë të huaj të integruar, të cilët i konsideroj të mirëpritur. Një përqafim popullit krenar shqiptar e rroftës gjuha italiane e Sanremo-s.”
Ai përsëriti gjithashtu qëndrimin e tij kundër emigracionit të paligjshëm, duke bërë dallimin mes integrimit dhe paligjshmërisë.
Në çdo natë të Festivalit, Ermal Meta mban në jakën e në mëngët e këmishës emrat e fëmijëve viktima të konfliktit në Gaza, si simbol kujtese dhe solidariteti.
“Çdo emër është i magjishëm. Shumë prej kësaj magjie janë thyer,” është shprehur artisti me nevojën për të mos heshtur ndaj tragjedisë së fëmijëve të vrarë në Gaza.
Veshjet e Ermal Meta-s janë realizuar nga brandi Trussardi e cili i përshkruan si një bashkëpunim artistik që rrëfen një histori që flet për kujtesën dhe identitetin. Çdo veshje përfaqëson një kapitull të ri, ku materialet dhe teksturat duken sikur janë formuar nga koha, ndërsa forca dhe lehtësia qëndrojnë në harmoni.
Emrat e qëndisur mbi rroba janë detaje personale, që e kthejnë copën e tekstilit në një lloj dëshmie apo rrëfimi. Kombinimi përfshin xhinse me efekt kadifeje (flocked denim), një këmishë mëndafshi me vija të ngjyrosura që në fije, dhe një pallto me model zig-zag (chevron) me jakë prej lëkure nappa. Forma e prerë me kujdes dhe lëvizja e lirshme e materialeve bashkohen në një ekuilibër elegant mes saktësisë dhe rrjedhshmërisë.”
Sanremo konfirmon edhe një herë se mbetet jo vetëm një festival kënge, por një hapësirë ku arti, muzika, shoqëria dhe politika ndërthuren në mënyrë të pashmangshme.