SYRI TV/ Tensionohet situate në Baks - Rrjoll, përplasje me policinë, deputetët e PD pranë banorëve

Është tensionuar situata gjatë protestës së kësaj të enjte në Baks-Rrjoll të Velipojës pas përplasjeve fizike dhe dhunës së ushtruar nga punonjësit e sigurisë ndaj banorëve. Në protestë në mbrojtje të të drejtës së banorëve morën pjesë edhe deputetët e Partisë Demokratike Bardh Spahia, Luçiano Boçi dhe Gjin Gjoni.

Syri tv

Tensione e përplasje të forta kanë shoqëruar protestën në Baks - Rrjoll të Velipojës teksa këta të fundit ashtu siç çdo ditë në javët e fundit tentuan te ndalonin punimet e firmës në pronat që pretendojnë se janë të tyre. Banorët janë përplasur fizikisht me punonjësit e sigurisë në zonë, ndërsa numri i efektivëve të policisë ka pasur  një numër të shtuar. Një nga punonjësit e sigurisë të firmës Gener 2, ka goditur me grushte një të ri.

Banorët e zonës denocuan dhunën nga policia dhe punonjësit e firmës, të cilët nuk kursyen as fëmijët, gratë dhe të moshuarit.

Ne mbështetje të banorëve kanë shkuar deputetët PD, Bardh Spahia, Luçiano Boçi dhe Gjin Gjoni. Bardh Spahia u tregon banorëve dekomentin që hedh poshtë prentendimin që Benet Beci u dha banorëve pak ditë më parë se bashkia Shkodër nuk kishte kompetenca për ndërtimin e resorti në Baks Rrjoll.

Ata janë të vendosur për të vijuar rezistencën e tyre teksa disa banorë janë shoqëruar drejt Komisariatit të Policisë së Shkodrës pas përplasjeve me policinë.