Bie nga çatia e banesës, ndërron jetë 49-vjeçari në Shkodër
Një 49-vjeçar ka gjetur vdekjen, pasi dyshohet të ketë rënë aksidentalisht nga çatia e banesës së tij.
Ngjarja e rëndë u regjistrua rreth orës 14.00 në fshatin Grudë e Re, në Shkodër.
Kanë qenë familjarët e 49-vjeçarit, të cilët e dërguan për mjekim në Spitalin Rajonal, por që fatkeqësisht nuk mundi t’i mbijetonte rënies.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 14:00, në Spitalin Rajonal Shkodër është dërguar për mjekim, nga familjarët e tij, shtetasi K. Gj., 49 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ai ka rënë aksidentalisht nga çatia e banesës së tij.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.