Tre sigurim kushtesh për të kryer vrasje e korrupsion, SPAK lexon 2 herë pretencën për Gjokën e Hasanbegaj
Nga Elton QynoProkuroria e Posaçme, SPAK, ka lexuar pretencën e dytë kundër biznesmenit të pandehur Pëllumb Gjoka, i cili vijon gjykimin për akuza të tjera që SPAK ka ngritur kundër tij dhe ish-zv/drejtuesit të policisë Shkodër, Ardit Hasanbegaj.
Në 18 nëntor 2025, gjykata e Posaçme dënoi fillimisht Behar Bajrin me 8 vite e 8 muaj burgim, Astmer Bilalin me 5 vite e 8 muaj burgim, Edmond Prekën me 7 vite burgim, Xhevahir Litën me 5 vite burgim dhe Oltion Bistrin me 2 vite burgim.
Këto dënime u dhanë për akuzën e “Sigurim të kushteve për të kryer vrasjen” e Dorjan Dulit, Ibrahim Licit dhe Genc Tafilit kryer kjo në formën e grupit të strukturuar kriminal, korrupsion dhe nxjerje të sekretit hetimor.
Ndërsa çështja e dhënies së vendimit ndaj dy të pandehurve biznesmenit strategjik Pëllumb Gjoka dhe ish- zyrtarit të policisë së Shkodrës, Ardit Hasanbegaj,është shtyrë pasi avokatët e tyre nuk kishin përgatitur mbrojtje.
Tashmë ditën e sotme, sërisht prokuroria e Posaçme SPAK, është detyruar nga gjykata e posaçme të rilexojë pretencën ndaj dy të pandehurve Gjoka dhe Hasanbegaj, të cilët në këtë proces akuzohen për “Sigurim të kushteve për të kryer vrasjen” e Dorjan Dulit, Ibrahim Licit dhe Genc Tafilit kryer kjo në formën e “Grupit të Strukturuar Kriminal” si dhe korrupsion.
Për këto akuza SPAK, kërkoi ndaj dy të pandehurve dënimin me 14 vite burg për Pëllumb Gjokën dhe 9 vite burgim për Ardit Hasanbegaj.
Tashmë rradha e fjalës i mbetet avokatëve mbrojtës për të dhënë konkluzjonet e tyre dhe më pas do jetë gjykata që do shprehet lidhur me fajësinë ose pafajësinë e tyre.
Ndërkohë veç kësaj çështje, ndaj Pëllumb Gjokës është duke vijuar me gjykim të zakonshëm një proces që bën fjalë për vrasjen e Gjin Boriçit në Shkodër dhe Tentativën e vrasjes ndaj, Kleant Musabelliut.
Në këtë proces të pandehur janë marë Pëllumb Gjoka, Denis Brajoviç alias Vaso, Edmond Preka, Klaudor Haka, Ervis Martinaj.