Fajtori i reformës në drejtësi/ Rama përmend edhe ‘ndonjë tjetër’! Kamera e regjisë së PS fokuson Xhafajn
Gjatë fjalës në mbledhjen që zhvilloi me deputetët dhe ministrat socialistë Edi Rama ka shfryrë dufin e tij ndaj drejtësisë, gjyqtarëve dhe prokurorëve të cilët e kanë shqetësuar Ramën dhe bandën e tij të hajdutëve duke u hetuar vjedhjet. Sipas Ramës arrestimet dhe procedimet nuk janë të justifikuara.
Por ndërkohë që kreu i rilindjes fliste për fajtorët e reformës në drejtësi duke përmendur edhe “ndonjë tjetër” kamera e regjisë qëndrore të takimit e menaxhuar nga njerëzit e PS ka fokusuar Fatmir Xhafajn.