Deputetët e PD vizitojnë Baks-Rrjollit për të mbështetur rezistencën e banorëve
Deputetët e Partisë Demokratike, Bardh Spahia, Luçiano Boçi dhe Gjin Gjoni, vizituan sot banorët e Baks-Rrjollit në Velipojë, për të shprehur mbështetjen e tyre ndaj rezistencës së komunitetit për mbrojtjen e tokave të tyre.
Banorët vijojnë protestat prej më shumë se tre javësh, duke kundërshtuar punimet për ndërtimin e një resorti turistik në zonë.
Deputetët e opozitës diskutuan me ta për shqetësimet e ngritura, duke theksuar rëndësinë e mbrojtjes së pronës private dhe të mjedisit natyror.