SYRI TV/ Dimri i lagësht godet bletarinë në Fier, Muskaj: Humbje kolonish gjatë kësaj periudhe
SYRI TV
Dimri i lagësht këtë vit ka shkaktuar probleme ne bletari në Fier. Bletari Ferdinand Muskaj shprehet se kushtet e motit kanë ndikuar në humbje të disa kolonive gjatë kësaj periudhe por ai bën apel edhe për përkujdese ndaj bletëve në përdorimin e medikamenteve.
Bletaria në Fier ka pësuar një goditje nga moti, pasi muaji i dimrit është shoqëruar me lagështirë të lartë duke sjellë vështirësi në ruajtjen e kolonive të bletëve. Sipas bletarit të njohur të zonës, Ferdinand Muskaj, kushtet e motit kanë ndikuar në humbje të disa kolonive gjatë kësaj periudhe.
Sipas tij, duhet treguar kujdes i shtuar në përzgjedhjen dhe përdorimin e medikamenteve dhe pesticideve për trajtimin e sëmundjeve, pasi përdorimi i gabuar mund të përkeqësojë situatën në koshere.
Gjithsesi ai thekson se cilësia e prodhimit të mjaltit nuk ndikohet drejtpërdrejt nga këto kushte atmosferike.