Kopshti privat i familjes/ Rama mbron Lindat e tij te AKSHI dhe i vë shqelmin integrimit në BE

Edi Rama sulmoi ashpër drejtësinë duke marrë në mbrojtje Lindat e tij, duke nisur nga Belinda Balluku e duke vijuar me Mirlinda Karçanajn e AKSHI-t, i mbiquajtur kopshti privat i familjes së Edi Ramës.

“Kam folur edhe për AKSHI-n dhe drejtoreshën që ndodhet në arrest shtëpie, nuk dua te them asgjë për përmbajtjen e çështjes, por di të them një gjë, që ky shtet nuk mund të jetë vendi ku një institucion krenarie si AKSHI, të bëhet shesh për të mbytur psikologjikisht inxhinierë dhe vajza e djem që me në krye drejtoren e atij institucioni, kanë punuar pa orar. Njerëzit kanë të drejtë të prezumohen të pafajshëm dhe tu jepet mundësia të hetohen të pafajshëm derisa të provohet ose jo fajësia e tyre

Po sikur Linda Karçanaj të jetë krejt e pafajshëm dhe jo një kriminele, pjesë e një grupi të strukturuar si personazhi që krijoi nguti për ta arrestuar, duke i vënë në kurriz vila e makina, kur as nuk e nget makinë e s’ka të tillë. Ç’fiton shteti e ç’mesazh marrin ata që duan të kontribuojnë për këtë shtet. Po sikur drejtori i KESH, prej muajsh në arrest shtëpie të jetë i pafajshëm, kush humb e kush fiton në këtë mes. Po sikur e njëjta gjë të jetë e vërtetë për 55 përqind e atyre që janë në burgje dhe nuk u është bërë gjyqi?”, u shpreh Rama.

Duke sulmuar ashpër drejtësinë, mediat dhe opozitën, Edi Rama i vuri hapur shqelmin integrimit evropian të vendit.

Kujtojmë se Brukseli se ka paralajmëruar se jo vetëm do stopojë integrimin, por do e zhbëjë plotësisht atë nëse Rama vazhdon me këtë kurs.

Sot, Edi Rama tregoi se nuk ka ndërmend të ndalet në këtë kurs shkatërrimtar për integrimin e vendit në BE.