Mblidhet grupi PS - vendos fatin e numrit 2 të qeverisë! Balluku nuk shkon

Ka nisur takimi i zgjeruar i Grupit Parlamentar Socialist ku Kryeministri Edi Rama po mban fjalën në Pallatin e Kongreseve.

Sot pritet të vendoset fati i numrit 2 të qeverisë Belinda Balluku. PS do të njoftojë qëndrimin lidhur me kërkesën e SPAK, që kërkon dhënien e autorizimit nga kuvendit, për të arrestuar zv.kryeministren Belinda Balluku.

Vetë Balluku nuk është e pranishme. 

Megjithëse PS nuk doli me një qëndrim zyrtar pas mbledhjes së Këshillit të Mandateve, qëndrimi i kreut të Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, paralajmëroi qëndrimin kundër të mazhorancës për heqjen e imunitetit të Ballukut, duke thënë se mjetet e pezullimit janë të mjaftueshme për hetimin. Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar ndryshime në Kodin e Procedurës Penale për të shpallur veten dhe ministrat e kabinetit qeveritar të paprekshëm nga masa e pezullimit nga detyra.

Në seancën e 5 marsit socialistët dhe demokratët do të shkojnë me dy raporte për çështjen e imunitetit të ministres Belinda Balluku.