Afera e AKSHI-t/ Pronare në letra e jahtit të Ermal Beqirit, Xhenila Tamizi thirret në SPAK
Xhenila Tamizi 'pronare në letra' e jahtit të Ermal Beqirit është paraqitur sot në SPAK për të dëshmuar nga prokurori Bledar Maksuti i cili po heton dosjen e AKSHI-t.
Tamizi u pa të futej në SPAK sot rreth orës 10.00, teksa njihet si vartësja e Ermal Beqirit biznesmenit në arrati.
Nga hetimet rezulton se në emër të Tamizit, Beqiri ka vendosur pronësinë e një Jahti luksoz që është sekuestruar.
Jahti është bllokuar nga SPAK dhe aktualisht ndodhet i ankoruar në portin e Durrësit, në pritje të përfundimit të verifikimeve dhe procedurave ligjore. Hetimet po përqendrohen në gjurmimin e pasurive dhe dokumentimin e rolit të personave të përfshirë në skemën e dyshuar.