Akuzat nga SPAK/ GJKKO rrëzoi kërkesën e ish-deputetit të PS për shpalljen e moskompetencës...
Ish-deputeti socialist Plarent Ndreca paraqitet në Gjykatën e Posaçme për procesin ku akuzohet për shkelje të barazisë në tendera apo ankande publike në kohen kur mbante detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme.
Ndrecës i është rrëzuar kërkesa për përjashtimin nga trupa gjykuese të gjyqtares Flojera Davidhi, si e pabazuar në ligj.
Ish-deputeti po gjykohet me procedurë të zakonshme ndryshe nga të pandehurit e tjerë që zgodhën gjykimin e shkurtuar/
Ndreca nëpërmjet avokatit të tij Ermal Yzeiraj kërkoi shpalljen e mos kompetencës për shqyrtimin e kësaj çështje nga GJKKO.
Treshja gjykuese e ish deputetit është e përbërë nga gjyqtaret Rudina Palloj, Erjon Çela dhe Flojera Davidhi, dhe prokurore e SPAK Dorina Bejko.
Ndreca para GJKKO: Një prej procedurave të prokurimit është me fond 0 ndërsa procedura e dytë për konkursin e projektimit nuk përfshihet në sferën e prokurimeve se është me negocim pa shpallje, ska garë. Kërkoj shpalljen e moskompetencës dhe kalimin e çështjes në gjykatën e Juridiksionit të përgjthshëm. Prokurorja është e paqartë për çfarë më ka sjellë mua këtu. Mungon objekti i vepës penale.
Prokurorja e SPAK Dorina Bejko: Ne kemi mbajtur qëndrimin tonë dhe në seancë paraprake dhe të pandehurit i është rrëzuar kjo kërkesë në atë fazë. Ne kemi vlerësuar qe të dyja procedurat janë të ndërlidhura me njëra-tjetrën ndaj e kemi akuzuar vetë në një episod. Qëllim final ka qenë paracaktimi i fituesit.
Ndërkohë mësohet se GJKKO rrëzoi kërkesën e ish-deputetit Plarent Ndreca për shpalljen e moskompetencës lëndore.
Seanca e rradhës u shty për datë 5 mars.