Sanremo 2026 - Ermal Meta mes 5 artistëve më të mirë

Këngëtari shqiptar Ermal Meta është renditur në 5 artistët më të mirë të mbrëmjes së dytë të Festival di Sanremo 2026, rezultat i Televotimit dhe votës së Jurisë së Radiove për 15 artistët “Big” që u ngjitën në skenë gjatë natës së dytë.

Emri i Ermal Metës renditet me Tommaso Paradiso, LDA & Aka 7even, Nayt, Fedez & Masini.  Këto janë pesë pozicionet e para, pa renditje të përcaktuar

Ermal Meta solli në skenë një këngë që lind nga një ndjenjë thellësisht personale dhe shndërrohet në një mesazh universal. 'Stella Stellina', e shkruar fillimisht për vajzën e tij Fortuna, gjatë rrugëtimit artistik u kthye në një dedikim simbolik për një vajzë nga Gaza, duke vendosur në qendër brishtësinë dhe shpresën e fëmijërisë në një realitet të shënuar nga lufta.

 “Stella Stellina” në këngë bëhet një udhërrëfim, simbol i shpresës në momentet e frikës dhe konfliktit. Një ninullë prekëse me tinguj orientalë, që njëkohësisht përkëdhel dhe lëndon, duke vazhduar traditën e betejave sociale e civile që Ermal Meta ka sjellë ndër vite me muzikën e tij