Përfshihet nga flakët një automjet tip 'Range Rover' në Pogradec, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Një automjet tip “Range Rover” është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit në qytetin e Pogradecit.

Ngjarja është regjistruar në lagjen nr. 1, në afërsi të Capri Center, ku mjeti është djegur pothuajse plotësisht, duke pësuar dëme të konsiderueshme materiale.

Sipas burimeve paraprake, automjeti rezulton në pronësi të shtetasit E. M. i njohur për policinë e Pogradecit për precedentë të mëparshëm penalë.

Nga ana e grupit hetimor është kryer kqyrja e vendit të ngjarjes, ndërsa janë sekuestruar edhe pamjet e kamerave të sigurisë në zonë për të zbardhur rrethanat e plota të incidentit.

Burime jozyrtare bëjnë me dije se ka dyshime që zjarri mund të ketë qenë i qëllimshëm.

Megjithatë, shkaku i rënies së zjarrit nuk është konfirmuar ende zyrtarisht, ndërsa hetimet vijojnë.

Njoftimi i policisë:

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 26.02.2026, rreth orës 03:50, në lagjen nr.1, Pogradec, ka rënë zjarr në automjetin e shtetasit E. M., i cili ka qenë i parkuar. 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

FOTO GALERI: