Mbyllen pjesët e para në Champions League/ Juventus në avantazh, barazim në Madrid
Pjesët e para të mbrëmjes në Champions League po dhurojnë emocione dhe ekuilibër në tre superpërballje europiane.
Në Torino, Juventusi kryeson 1-0 ndaj Galatasaray pas 45 minutave të para.
Bardhezinjtë kanë shfrytëzuar më së miri një nga rastet e krijuara, duke marrë avantazhin minimal në një ndeshje të luftuar fort në mesfushë.
Në “Santiago Bernabeu”, Real Madrid dhe Benfica e kanë mbyllur pjesën e parë në barazim 1-1.
Sfida ka qenë e hapur, me raste në të dyja portat dhe ritëm të lartë, ndërsa gjithçka mbetet për t’u vendosur në fraksionin e dytë.
Ndërkohë, në Paris, Monaco udhëheq 1-0.
Pavarësisht rasteve dhe tentativave nga të dyja skuadrat, mbrojtjet dhe portierët kanë qenë vendimtarë.
Gjithçka mbetet e hapur në tre stadiumet, me pjesët e dyta që pritet të sjellin edhe më shumë tension dhe gola në garën për kualifikim.