‘Shtabi i Përkthimeve Mavi’/ Rilindja ‘vesh’ me ngjyrat e partisë Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Shkodër
Fakulteti i Gjuhëve të Huaja në Shkodër ka ndryshuar pamje, duke u gdhirë në një nuancë rozë e fortë, që anon nga ngjyra lejla.
Duket se "Rilindja" nuk mjaftohet me zyrat e administratës dhe sheshet e qyteteve, por ka vendosur të hyjë me "furi" edhe në mjediset akademike. Pyetja që shtrojnë të gjithë sot në rrugët e Shkodrës është: A po studiohen gjuhët e huaja aty, apo po përkthehet vetëm programi i partisë?
Në një qytet ku harmonia arkitekturore ka qenë gjithmonë pikë referimi, kjo godinë tani shndrit si një reklamë gjigante elektorale në mes të ditës. Përzgjedhja e kësaj nuance specifike, e cila rastësisht është e njëjta me atë që shohim në çdo poster të Partisë Socialiste, duket se është më shumë një deklaratë besnikërie sesa një nevojë për lyerje.
Pyetje që ngrihen:
Fakulteti i Gjuhëve të Huaja apo "Shtabi i Përkthimeve Mavi"?
A do të kenë studentët nota më të larta nëse vishen me të njëjtën ngjyrë si muret?
A është kjo një strategji që studentët të mësohen me "ngjyrën e pushtetit" që pa mbaruar shkollën?/ joq/