Publikohen formacionet zyrtare të Real Madrid-Benfika, Mbape përfundon në tribunë
Real Madridi do të mbrojë sot avantazhin minimal që ka siguruar pas fitores në fushën e Benfikës me shifrat 1-0 në javën e kaluar. Por në mbrëmjen e sotme do t’i mungojë një protagonist i rëndësishëm si Kilian Mbape.
Francezi ka shqetësime fizike dhe nuk është i gatshëm për ndeshjen ndaj do të jetë në tribunë, ndërsa vendin e tij në qendër të sulmit e merr Gonzalo.
E gjithë vëmendja do të jetë padyshim te Vinicius, i cili udhëhoqi ekipin një javë më parë, por edhe ishte protagonisti i ngjarjes tashmë të famshme të racizmit.