VIDEO/ Atalanta ‘shkatërron’ Dortmundin në 45 minuta, gjithçka e hapur për kualifikimim
Mbrëmje spektakolare në Bergamo, aty ku Atalanta po dominon totalisht ndaj Borussia Dortmund në “play-off”-in e UEFA Champions League.
Pas 45 minutave të para, italianët kryesojnë 2-0, duke përmbysur humbjen 0-2 të ndeshjes së parë dhe duke rikthyer gjithçka në ekuilibër.
Scamacca hap sfidën, Zappacosta dyfishon
Ndeshja nisi me ritëm të lartë dhe vendasit goditën herët. Në minutën e 5-të, Gianluca Scamacca përfitoi nga një top i mbetur në zonë dhe me një goditje të saktë në qendër të portës mposhti Gregor Kobel për 1-0.
https://streamin.link/v/4b532991
Atalanta vazhdoi presionin, duke krijuar disa raste me Nicola Zalewskin dhe duke detyruar Kobel në ndërhyrje vendimtare. Dortmundi reagoi me Julian Brandt dhe Serhou Guirassy, por portieri Marco Carnesecchi ishte i pakalueshëm.
Goditja e dytë erdhi në fundin e pjesës së parë. Në minutën 45’, Davide Zappacosta goditi nga jashtë zone dhe, pas një devijimi fatal, topi përfundoi në rrjetë për 2-0.
https://streamin.link/v/4b532991
Gjithçka e hapur për kualifikimin
Me këtë rezultat, sfida është totalisht e barabartë në rezultat të përgjithshëm (2-2). Atalanta ka përmbysur disavantazhin e ndeshjes së parë dhe momentumi është plotësisht në anën e saj.
Dortmundi ka ende 45 minuta për të reaguar, por italianët duken më të uritur dhe më agresivë në çdo duel.
Pjesa e dytë premton tension maksimal në një natë që mund të futet në historinë europiane të klubit nga Bergamo.