Takimi në Kuvend/ Bardhi: Shqipëria nën lupën e PPE, alarm për demokracinë dhe shtetin e kapur
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka deklaruar se grupi i PD u takua sot në Kryesinë e Kuvendit me përfaqësues nga 28 parti simotra të Partisë Popullore Europiane.
Në këtë takim, Bardhi thekson se u diskutuan çështje që lidhen me zgjedhjet, funksionimin e demokracisë dhe shtetin e së drejtës.
Sipas tij, misioni faktmbledhës përbën një sinjal të qartë të interesit europian për situatën në Shqipëri.
Postimi në FB:
Shqipëria në vëmendjen e EPP
Sot, së bashku me kolegët e Kryesisë së Grupit Parlamentar, u takuan në Kryesinë e Kuvendit me përfaqësues nga 28 parti simotra të Partisë Popullore Europiane, përfshirë eurodeputetë.
Në një diskutim të hapur dhe serioz, trajtuam çështjet që shqetësojnë çdo qytetar: zgjedhjet, deformimin e demokracisë, kapjen e institucioneve, pengimi i drejtësisë dhe rrezikun e një shteti të dominuar nga interesa të kriminale.
Ky mision faktmbledhës nuk është thjesht një vizitë protokollare. Është një sinjal i fortë se zhvillimet në Shqipëri janë tashmë në fokusin europian. Rezolutat e PPE-së po konkretizohen me verifikim në terren dhe me dëgjimin e fakteve.
Faleminderit EPP për mbështetjen.