Via Egnatia funksionale pas 2000 vjetësh, shoferët: Edi Rama është tallur me ne

Ky është segmenti Librazhd-Spathar-Dardhë-Hotolisht, apo thënë ndryshe, kjo është gjurma e rrugës 2 mijë vjeçare Egnatia, ku sot po shërben si aks alternativë për të lidhur juglindjen me pjesën tjetër të Shqipërisë.

Segmenti është disa kilometra i gjatë dhe kalon në një terren të vështirë malor, sfidues për shumë drejtues mjetesh, por që mbetet një nga alternativat për të shmangur pjesën e shembur në vendin e quajtur Arrat e Gurrës. Jo vetëm kalldrëmi 2 mijë vjeçar, por rruga nuk ka as sinjalistikë, dhe për këtë të fundit kanë menduar drejtuesit e mjeteve.

Drejtuesit e mjeteve, të intervistuar nga syri televizion, nuk i kanë kursyer akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama, i cili pak ditë më parë edhe u bëri karshillëk kur shkoi me helikopter në Korçë.

Shembja e rrugës ka penalizuar jo vetëm lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave, por pasojat edhe më të mëdha, i kanë pacientë të sëmurë kronikë, që shërbimet shëndetësore duhet t`i marrin në Tiranë.

Dhe deri sa shteti të gjej një zgjidhje për qindra mijëra qytetarë të prekur nga shembja e rrugës në Librazhd, Vija Egnatia, jo vetëm i ka mbijetuar shekujve duke mos u shembur, por falë abuzimit të qeverisë me fondet e rrugëve, po kthehet në shpëtim për shumë qytetarë.