Protesta e Baks-Rrjollit në javën e tretë, banorët e Baks-Rrjollit përplasen me policinë

Në javën e tretë të protestës banorët e Baks-Rrjollit në Velipojë janë përplasur me policinë teksa kundërshtojnë ndërtimin e resorit. Gjatë përplasjes me policinë një nga banorët ka humbur ndjenjat teksa deklarojnë se do të vijojnë protestat e tyre dhe nuk do të heqin dorë.

VIDEO SYRI TV 

Nuk kanë të ndalur  tensionet mes banorëve dhe policisë në Baks-Rrjoll të Velipojë. Ndërtimi i resorit në këtë zonë ka shkaktuar përplasje mes banorëve që pretendojnë se janë pronarë të tokës dhe biznesmenëve që po ndërtojnë atë.

Prej me shumë se tre javesh banorët kanë qëndruar në zonën ku ndërtohet resorti duke mos u dorëzuar dhe duke kërkuar ndalimin e punimeve. Por ata çdo ditë të protestës së tyre janë ndeshur me policinë e Shkodrës por edhe me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejte, ku ka pasur përplasje mes tyre. Madje sic shihet edhe nga pamjet një prej banorëve gjatë përplasjes me policinë ka humbur ndjenjat.

Banorët e Baks Rrjollit kanë deklaruar se nuk do i ndalin protestat deri në zgjidhjen e kërkesave të tyre. Edhe pse janë shoqëruar disa herë në policinë e Shkodrës, banorët thonë se nuk do të dorëzohen pasi pretendojnë se kanë dokumentacionin e duhur se prona ku po ndërtohet resorti është në pronësi të tyre.