Menaxheri i i Wirtz-it zbulon prapaskenën: I thashë Florentinos, kam një lojtar që do të përmirësonte çdo ekip në botë
Florian Wirtz, mesfushor ofensiv i Bayer Leverkusenit, ishte objekt i një tentative transferimi nga Real Madridi, para se të kalonte në Liverpool për një shifër rekord prej 125 milionë eurosh. Këtë e ka zbuluar babai dhe agjenti i tij, Volker Struth, në një intervistë për ‘Bild’.
“Gjatë periudhës kur diskutohej një kalim te Liverpool-i apo Bayern, telefonova Xabi Alonso-n dhe i thashë: ‘Duhet të marrësh djalin nga Leverkuseni te Real Madrid’”, rrëfeu Struth.
Alonso i kishte kthyer përgjigje: “Nuk ke pse ma thua mua, duhet t’ia thuash Florentino Pérez-it”. Agjenti vazhdoi më pas me një mesazh drejtuar presidentit të klubit spanjoll: “I dashur Florentino, të kam thënë shumë herë: kam një lojtar këtu që do të përmirësonte çdo skuadër në botë. Florian Wirtz është ai lojtar.”
Pérez e vlerësoi sugjerimin dhe e drejtoi Struth tek drejtori i përgjithshëm i klubit, José Ángel Sánchez, për të vijuar bisedimet. Megjithatë, për shkak të një merkatoje të ngarkuar dhe ardhjes së lojtarëve të tjerë si Dean Huijsen, Franco Mastantuono, Álvaro Carreras dhe Trent Alexander-Arnold, Real Madrid vendosi të mos e blinte Wirtz-in.
Struth shtoi: “Këtë vit thjesht nuk ishte momenti i duhur për shkak të ekipit dhe buxhetit. Nuk janë gjithmonë arkat e Real Madridit të mbushura. Por dëshira ime mbetet që Florian një ditë të luajë atje.”