", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2026/February/25/auto_Screenshot_2026-02-25_1217221772018247.png", "width": 900, "height": 598 } }

Zyrtare/ Real Madridi humb Mbappé-në për sfidën e mbrëmjes ndaj Benfica-s

Real Madridi konfirmoi zyrtarisht se Kylian Mbappé nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen e kthimit të Champions League ndaj Benfica-s. Sulmuesi francez nuk mund të luajë për shkak të një dëmtimi në gjurin e majtë, që e ka shqetësuar që nga 7 dhjetori, në sfidën kundër Celta-s.

Trajneri i klubit, Arbeloa, pranoi se Mbappé ka bërë përpjekje të mëdha për t’u rikthyer, por dëmtimi kërkon pushim: “Ka bërë përpjekje javë pas jave… por duhet të pushojë,” deklaroi ai. Sulmuesi nuk do të jetë as në ndeshjen e së hënës kundër Getafes, ndërsa pritet të rikthehet për sfidën e La Liga-s ndaj Celta-s.

Lista e Real Madridit për ndeshjen ndaj Benfikës përfshin katër lojtarë të akademisë: Thiago, Manuel Ángel, Cestero dhe Palacios. Mbappé ka luajtur thuajse të gjitha ndeshjet që nga dëmtimi, duke munguar vetëm në disa takime specifike si kundër Betisit, në gjysmëfinalet e Superkupës, dhe ndeshjen e Albacete-s, ndërsa në pjesën tjetër ka qenë aktiv në 90 minuta për çdo ndeshje.

Kjo mungesë e Mbappé-së vjen në një moment vendimtar, me sfidat e Champions League dhe përgatitjet për Botërorin 2026 që shtojnë presionin mbi sulmuesin dhe skuadrën.