Mjegulla e dendur në Myzeqe, vështirësi në qarkullimin e automjeteve
Zona e fushës së Myzeqesë dhe pjesë të zonës kodrinore janë përfshirë këtë mëngjes nga mjegulla e dendur, duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin rrugor.
Aksi rrugor Lushnje-Fier, Lushnje-Berat dhe Lushnje-Rrogozhinë janë më të prekura, ndërsa mjegulla ka qenë e pranishme edhe në pushimin e shoferit Divjakë dhe autostradën Divjakë, ku shikueshmëria e ulët ka sjellë vonesa dhe kushtëzime në qarkullim.
LEXO EDHE: Fieri zgjohet mes mjegullës së dendur, policia njofton drejtuesit e mjeteve për kujdes
Autoritetet rrugore këshillojnë kujdes maksimal gjatë drejtimit të mjeteve dhe respektimin e sinjalistikës.
Nga ana tjetër, fenomeni natyror nuk ka shkaktuar probleme në bujqësi, pasi shumica e kulturave të mbjella aktualisht janë bimë dimërore dhe e përballojnë këtë situatë pa dëme.