", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2026/February/25/auto_italia-ekriksi-xrwma1772007304.webp", "width": 1168, "height": 656 } }

Shpërthim në një ndërtesë në Itali, humb jetën një person! Shpëtojnë 4 të tjerë

Një shpërthim i fortë u regjistrua të martën pasdite në një ndërtesë trekatëshe të vendosur në Verona, Itali.  Katër persona mësohet se jetonin në ndërtesë.

Tre prej tyre u shpëtuan dhe një u nxor i vdekur. Katër ambulanca dhe zjarrfikës nxituan menjëherë në vendin e shpërthimit.  Sipas informacioneve të deritanishme, shpërthimi mund të jetë shkaktuar nga një rrjedhje gazi natyror.

Zjarrfikësit dhe anëtarët e Mbrojtjes Civile kërkuan nën rrënoja për të gjetur viktimën. Siç shihet edhe nga pamjet ndërtesa është shembur dhe ka marrë dëmtime të mëdha.