", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2026/February/25/auto_bxc1772001094.jpg", "width": 900, "height": 488 } }

VIDEO/ Avioni i forcave turke rrëzohet në Balikesir, humb jetën piloti. Bllokohet përkohësisht autostrada Izmir-Stamboll

Një avion luftarak F-16 i Forcave Ajrore Turke u rrëzua në orët e para të mëngjesit në Balikesir. Si pasojë piloti ka humbur jetën njoftoi prefekti i rajonit, Ismail Ustaoglu.

Sipas prefektit, avioni F-16, i cili i përkiste Komandës së Skuadronit të 9-të të Bazës Ajrore të Balikesir.

Ende nuk dihen shkaqet në të cilat ka ndodhur ngjarja, ndërsa autoritet po hetojnë për të zbardhur ngjarjen.

Avioni është rrëzuar në autostradën Izmir-Stamboll, dhe ekipet po punojnë intensivisht, për të hapur rrugën pasi u mbylla përkohësisht  për arsye sigurie.