‘Gazetaria po kthehet në farsë’/ Likmeta: Media në Shqipëri nuk është e lirë, shumë pak shërbim ndaj interesit publik

I ftuar në A Show në SYRI TV me Adi Krastën, kryeredaktori i BIRN, Besar Likmeta foli për rolin dhe fuqinë e medias sot, në një hapsirë të dominuar nga “post-e-vërteta” dhe “faktet alternative”, ku gazetaria e bazuar në verifikim dhe etikë përballet me sfida ekzistenciale.

Likmeta nënvizon se modeli që ata aspirojnë bazohet tërësisht te faktet, raportimi i ndershëm dhe etika profesionale..

“Ne jemi një numër i kufizuar gazetarësh, kapacitetet tona shpeshherë janë të kufizuara,” shprehet ai, duke theksuar se megjithatë, misioni për të avancuar lirinë e shprehjes dhe të informuarit mbetet prioritet.

Intervista në studio:

Likmeta: Modeli i gazetarisë dhe vlerave që Birni aspiron, domethënë që është frymëzuar nga, është një model që bazohet te faktet, që bazohet te raportimi, është një model i të punuarit në mënyrë, le të themi, të ndershme, është një model që bazohet te etika profesionale dhe është kjo që ne mundohemi çdo ditë të çojmë përpara. Sigurisht, ëh, mundësitë nuk janë gjithmonë ato që që që kërkon, le të themi, publiku përsa i përket gjithë problematikave që ka Shqipëria që duhet të mbulohen. Ne jemi një numër i kufizuar gazetarësh, kapacitetet tona shpeshherë janë të kufizuara, duke pasur parasysh gjithë problematikat që ka Shqipëria për të për të mbuluar. Por gjithsesi, duke qenë edhe një media e specializuar, mundohemi që të avancojmë përpara, qoftë lirinë e shprehjes, por dhe të informuarit në Shqipëri që që vazhdon të ketë kufizimet e saj.

Krasta: Po për shembull, të dëgjova me shumë vëmendje dhe me të drejtë ti përmende fuqinë e madhe të faktit, që është informacion i verifikueshëm. Po duke patur parasysh me një lloj ë, devaluimi, çvlerësimi që ka fakti në të gjithë botën, se jetojmë në periudha të çuditshme. ëh, ëh, post-truthi, nuk e di, të gjithë çmenduritë e tjera që shoqërojnë fakti alternativ, ëh, fakti i dobët, fakti i fortë, fakt britës, fakt, nuk e di çfarë. Në këto rrethana, a nuk ka një lloj rrezikshmërie që gjithë ajo punë e madhe, gjithë ai, gjithë ajo kurajo, gjithë ai integritet për t'i shkuar faktit deri në fund, të ballafaqohet me një ridikulizim, me një bërje qesharake të kësaj pune? Dhe me atë, me atë drejtimin e gishtit për të thënë që, ça bëni ju? Çfarë pretendoni ju? Ju ju s'vleni, ju s'bëni, ju s'dini, ju s'doni. Asgjë s'ka rëndësi për ne. Po mendoj si shikues e dëgjues dhe jetues të jetës normale në këtë vend.

Likmeta: Dëgjo, gazetaria është përgjithësisht një ndër ato profesionet që ti duhet të zgjohesh çdo ditë në mëngjes dhe ta budallepsësh veten që ajo që po bën është diçka e rëndësishme. Sepse njerëzit kanë nevojë të informohen. Sigurisht, siç thatë dhe ju, në një botë ku faktet nëpërkëmben, shpeshherë disa njerëz mund të mendojnë që kjo nuk është e rëndësishme. Po faktet nëpërkëmben sepse ka interesa të rëndësishme ose interesa të njerëzve të pushtetshëm për t'i nëpërkëmbur ato. Mos të harrojmë që faktet janë të rëndësishme sepse janë drafti i parë i historisë. Në qoftë se ne nuk dimë të artikulojmë çfarë po ndodh në vend tani, do e kemi shumë të vështirë që të kthejmë kokën pas, mbas pesë vjetësh, mbas 10 vjetësh dhe të kuptojmë çfarë ndodhi dhe t'i tregojmë fëmijëve tanë pse, si dhe ku dhe pse erdhëm atje ku jemi.