Atletico Madrid eliminon Club Brugge dhe bëhet skuadra e parë që siguron fazën 1/8 nga ‘play-off’ i Championsit
Atletico Madrid mposhti Club Brugge me rezultatin 4-1 në ndeshjen e kthimit të “play-off”-it të Champions League, duke kaluar në fazën e 1/8-tës.
Ishte dopjetat e Alexander Sorloth dhe Johnny Cardoso që vendosën fatin e ndeshjes për madrilenët.
Miqtë kishin hapur takimin me Joel Ordóñez në pjesën e parë, por fraksioni i dytë foli vetëm për vendasit.
Kujtojmë se sfida e parë në Belgjikë ishte mbyllur 3-3, duke dhënë një total prej 11 golash në dy ndeshjet, një çift “play-off” që ofroi spektakël për tifozët.
Me këtë fitore, Atletico u bë skuadra e parë që siguron kualifikimin në fazën 1/8 përmes raundit të “play-off”-it. Tashmë, klubi madrilen do të presë shortin për të mësuar kundërshtarin e radhës në Ligën e Kampioneve.