Kaprata: Klienti i qeverisë që merr tenderin për ndërtimin e rrugës, ndan pjesën e madhe të parave për qeverinë

Prishjet e rrugëve nacionale me pasoja të rënda për qytetarët e vendit, e portretizojnë qeverisjen aktuale në Shqipëri si një sistem "korporatist" dhe një "piramidë e korruptuar", ku fondet publike përdoren për të favorizuar një rrjet klientelist në kurriz të cilësisë dhe interesit publik.

I ftuar në SYRI TV me Armela Ferkon, specialisti i urbanistikës, Gent Kaprata ka theksuar se qeveria përdor punët publike dhe shuma të konsiderueshme parash nga buxheti për t’ua dhënë "klientëve të vet".

Kaprata u shpreh se kompanitë që fitojnë tenderët, nuk janë të interesuara për raportin cilësi-çmim apo për cilësinë e punimeve, përkundrazi, ato llogarisin që një përqindje e madhe e fondeve të fituara duhet t’i kthehet qeverisë "sipas rangeve", ndërsa një pjesë e vogël mbetet për realizimin e punimeve.

Kaprata: Pra ai klienti, ai klienti i qeverisë që merr këtë rrugën x, apo një punë tjetër publike, nuk është fare i interesuar, unë s'e kuptoj pse e trajtoni si normalitet, ai nuk merret fare me raportin cilësi-çmim. S'ka si i shkon nëpër mendje fare, ju unë nuk e kuptoj pse e trajtoni. Apo cilësi punimesh. Jo, ai i ka të llogaritura që një përqindje të madhe të parave të tija, që merr nga ky tender, nga kjo punë publike, nga ky konkurs, quajeni si të doni, duhet të shkojnë për qeverinë, sipas rangeve. Një pjesë duhet të marri për vete dhe një pjesë të vogël duhet bërë ato punimet. Pra është alogjike, është alogjike të pretendosh që një shtet i madh, shtet i jashtëzakonshëm, në raport me një peshë të jashtëzakonshme në ekonominë shqiptare, si ky i zotit Rama prej që rritet e rritet, është rritur vite më shumë. A e keni dëgjuar po budallëkun më të madh që mburren se është rritur buxheti çdo vit? Dhe është mburrur, mburret sepse është rritur dyfishuar apo për kaq gjëra. Ky është thelbi i gjësë. Ndoshta ju s'e kuptoni, ndoshta është çikë e jo shumë, është pak abstrakte, por është shumë e thjeshtë. Socializmin shqiptarët e kanë provuar për 50 vjet. Nuk ishte faji i Enver Hoxhës në vetvete. Kushdo të ishte Enver Hoxha, ne, edhe njeriu më i mirë në botë, supozojmë, se po të ishte njeriu më i mirë në botë nuk do ishte në atë rol, jam shumë dakord, por gjithsesi kushdo të ishte dhe ndiqte atë rrugë, domosdoshmërisht Shqipëria do falimentonte, siç falimentoi. Dhe kështu është dhe ky sistemi në të cilin jemi ne.