Interi në sfidën më të vështirë në Champions, publikohen formacionet zyrtare ndaj Bodo/Glimt
Dueli i sotëm mes Interit dhe Bodo/Glimt në Champions League pritet të jetë një nga më të ndjekurit, falë rezultatit të befasishëm të ndeshjes së parë.
Skuadra norvegjeze triumfoi 3-1 një javë më parë, duke komplikuar dukshëm mundësitë e zikaltërve për kualifikim. Situatën e vështirë e përkeqësojnë edhe mungesat e disa titullarëve kyç, përfshirë Lautaro Martínez dhe Hakan Çalhanoğlu, të cilët për shkak të dëmtimeve do të jenë thjesht tifozë në tribunë.
Pavarësisht kësaj, tifozët zikaltër shpresojnë në një përmbysje historike dhe një performancë heroike nga pjesa tjetër e ekipit për të siguruar vendin në fazën tjetër të turneut.
Ndeshja pritet të ofrojë emocione, taktika dhe momente që mund të vendosin fatin e Interit në Ligën e Kampioneve këtë sezon.