Sherr mes të rinjve në hyrje të qytetit të Vlorës, shoqërohen disa persona
Një konflikt mes disa të rinjve është regjistruar në hyrje të qytetit të Vlorës, duke krijuar tension dhe shqetësim në zonë. Sipas informacioneve paraprake, përplasja ka rrezikuar të përshkallëzohet, ndërsa të rinjtë janë konfliktuar në rrethana që ende nuk janë bërë të qarta.
Personat e përfshirë janë shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme, ndërsa po punohet për sqarimin e plotë të ngjarjes dhe të motiveve që çuan në konflikt.