Përplasje në Baks-Rrjoll të Velipojës, banorët përballen me policinë pas vendimit të Apelit për pronësinë e tokës

Përplasje në Baks-Rrjoll të Velipojës, banorët përballen me policinë pas vendimit të Apelit për pronësinë e tokës

Protesta e kësaj të marte në zonën e Baks-Rrjollit në Velipojë është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes banorëve dhe forcave të shumta të policisë.

Situata u përshkallëzua pas vendimit të Gjykata e Apelit në Tiranë, e cila ka njohur familjen Malaj si pronare të ligjshme të sipërfaqes së tokës në fjalë.

Pas këtij vendimi, banorët kanë tentuar të hyjnë në tokat që pretendojnë se u përkasin, por janë përballur me kordonin policor që ka penguar kalimin e tyre.

“Jemi në tokë tonë, do t’i bllokojmë fadromat për arsye se ka dalë toka jonë”, janë shprehur protestuesit, të cilët në disa momente kanë arritur të bllokojnë punimet e firmës që po vijon ndërhyrjet në terren.

Banorët e zonës prej më shumë se tre javësh kundërshtojnë ndërtimin e një resorti turistik në këtë hapësirë, duke pretenduar se toka është pronë e tyre dhe se procesi ka qenë i padrejtë.

Ndërkohë, prania e shtuar e forcave të policisë ka tensionuar situatën, ndërsa mbetet për t’u parë nëse palët do të gjejnë një zgjidhje përmes rrugëve ligjore apo nëse protesta do të vijojë edhe në ditët në vijim.