Kendall Jenner rikthen një trend atletesh që e kishim groposur – dhe ja si vishet në 2026-n
Mbyllni sytë dhe imagjinoni: viti është 2015. Para pasqyrës, duke zgjedhur mes xhinseve super të ngushta të grisura apo pantallonave të shkurtra “disco”. Por një gjë ishte e sigurt, atletet Adidas Superstar ishin gjithmonë zgjedhja e parë.
I mbanin të gjithë: nga nxënësit e shkollës së mesme deri te vajzat e famshme si Kylie Jenner, Gigi Hadid dhe sigurisht Kendall Jenner.
Këto atlete ikonike dolën për herë të parë në vitin 1970 si këpucë basketbolli me prerje të ulët, me majën karakteristike me formë guaske. Në vitet ’80 u bënë pjesë e fortë e kulturës hip-hop dhe në 2015 shpërthyen sërish, sidomos pas bashkëpunimeve me artistë si Pharrell Williams. Ishin kudo. Realisht kudo.
Pyetja është: a janë ende “in” apo duhet t’i lëmë në arkiv bashkë me filtrat e vjetër të rrjeteve sociale? Kendall sapo na dha përgjigjen.
Ajo u shfaq në me një palë të zeza Superstar, të kombinuara me xhaketë sportive të së njëjtës markë, reçipeta sportive të bardha dhe – këtu qëndron sekreti – pantallona të bardha, të gjera dhe të lirshme.