Rui Costa: Nëse Prestianni do të ishte racist, nuk do të luante për Benfica-n

Presidenti i Benfica-s, Rui Costa, ka folur qartë për rastin e Gianluca Prestianni-t dhe Vinícius Júnior-it, duke mohuar çdo akuzë për racizëm ndaj sulmuesit argjentinas. “Është e qartë që kemi biseduar të gjithë. Situata është e pakëndshme për klubin dhe për lojtarin, i cili po kritikohet shumë. Por unë garantoj: Prestianni nuk është racist, nëse do të ishte, nuk do të përfaqësonte Benfica-n,” tha Costa.

Ai shtoi se situata nuk cenon imazhin e klubit si një institucion antiracist dhe gjithëpërfshirës: “Edhe në fushë ka ofendime nga të dy palët, dhe pa dyshim që Prestianni është ofenduar gjithashtu. Por ne besojmë te lojtari ynë, sepse nuk është racist. Nëse do të ishte, unë do të isha i pari që nuk do të lejoja një lojtar racist të përfaqësonte një klub me peshën e Benfica-s, që ka një histori antiraciste.”

Rui Costa nënvizoi se klubi do të qëndrojë pranë Prestianni-t: “Prestianni ka bërë mbrojtjen e tij dhe po sulmohet padrejtësisht. Benfica do të jetë pranë tij, sepse nuk është racist dhe po akuzohet pa arsye. Kjo është arsyeja pse meriton mbështetjen tonë.”

Presidenti përfundoi duke garantuar se Benfica-n nuk mund ta quash raciste: “Benfica nuk ka bërë asnjë veprim racist. Historia e klubit tregon të kundërtën. Simboli më i madh i Benfica-s është një lojtar afrikan, kjo tregon gjithçka.”