Manaj dhe Et’hemi shkëlqejnë në Turqi, në formacionin i javës falë golave dhe asisteve

Rej Manaj dhe Valon Et’hemi ishin protagonistët kryesorë të përballjes mes Sivassporit dhe Sakaryasporit, duke lënë gjurmë me golat dhe asistet e tyre.

Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, Manaj, dha asistin për golin e parë të Et’hemit dhe shënoi vetë golin që vulosi rezultatin 4-1, ndërkohë që Et’hemi realizoi një dygolësh në këtë ndeshje. Performanca e tyre e shkëlqyer u shpërblye edhe nga portali Sofascore, i cili i përfshiu të dy futbollistët në formacionin më të mirë të javës në Ligën e Parë Turke.

Për Manajn, rikthimi në futbollin turk, pas aventurës në Emiratet e Bashkuara Arabe, duket se ka qenë vendimi i duhur. Sulmuesi 27-vjeçar te Sivasspori ka rigjetur ritmin e duhur dhe po tregon vlerat e tij në fushë.