Vijojnë shembjet/ Situata në aksin Librazhd - Përrenjas përkeqësohet – Pritet relacioni i Shërbimit Gjeologjik

Situata me rrugën që vazhdon të shembet nga ndërhyrjet e paligjshme në aksin Librazhd – Përrenjas vijon të përkeqësohet.

Gazetarja e Syri tv shpjegon sipas burimeve nga terreni, se gjendja është përkeqësuar ndërkohë që pritet dalja e relacionit të Shërbimit Gjeologjik.

Një nga alternativat është ndërtimi i një rruge provizore paralel me hekurudhën. Mësohet se gjatë ditës së sotme do të mblidhet edhe Këshilli Teknik për të diskutuar për këtë problem.

Lexo edhe: Izolohet totalisht juglindja, s'ndalet shembja në Librazhd - Prrenjas, e rrezikshme edhe për këmbësorët