Vangjeli: Çështja Balluku i ka dalë nga duart Ramës

Fati i ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe njëherazi Zëvendëskryeministres, Belinda Balluku, mund të ishte krejt tjetër nëse do të kishte pranuar ofertën e parë të SPAK-ut.

Ky është këndvështrimi i analistit Lorenc Vangjeli në studion e Çim Peka LiveSYRI TV, ku theksoi se çështja tashmë i ka dalë plotësisht nga duart kryeministrit Edi Rama.

Sipas Vangjelit, një pranim i hershëm i kërkesës së SPAK do t'i kishte siguruar asaj “një fat më të mirë”, duke shmangur një proces më të rënduar, ngjashëm me një rast tjetër që përfundoi me mbi 300 ditë arrest shtëpie për shkak të një qëndrimi refuzues.

Debati në studio:

Vangjeli: Edhe në rastin e zonjës Balluku, kam përshtypjen, ta kam thënë dhe një herë tjetër po në këtë studio, shprehjen lapidare të fshatarëve të periferisë së Tiranës, të cilët thonë, 'mos iu ndaj pazarit të parë'. Nëse do të kishte pranuar kërkesën e parë të SPAK-ut, do të kishte pasur një fat më të mirë se ai që...

Peka: E lëshon apo jo Rama...

Vangjeli: Rama nuk mund të lëshojë diçka të cilën nuk e mban dot. Unë kam përshtypjen që ka dalë jashtë mundësive të Ramës për të mbajtur diçka. Është diçka krejt tjetër dhe pavarësisht se juve mund t'ju tingëllojë si e papranueshme…