PSG-Monaco/ UEFA dërgon Sokol Jarecin si vëzhgues të gjyqtarëve për sfidën e Championsit

UEFA ka vendosur që në ndeshjet e kësaj mesjave të Ligës së Kampioneve të dërgojë Sokol Jarecin si vëzhgues gjyqtarësh në një duel mjaft të veçantë.

Ai do të jetë vëzhguesi i gjyqtarëve për ndeshjen që luhet në Paris, mes PSG-së vendas dhe Monakos, një derbi mes dy skuadrave të të njëjtit vend.

Sfida e parë ka përfunduar me shifrat 3-2 për parisienët.

Gjyqtar i ndeshjes është rumuni Istvan Kovaç, i cili ka pjesë të trupës të gjyqtarëve në fushë bashkëkombës të tij.

Ndërkohë, në Var do të jetë holandezi Pol Van Boekel, ndërsa në AVAR do të jetë italiani Marko Di Belo.

E gjitha trupa e gjyqtarëve në fund do të vlerësohet për paraqitjen e tyre pikërisht nga Jareci.